Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi mblodhi në mesditë grupin parlamentar kryesisht për procesin e riorganizimit të partisë.
Mbledhja vjen pak ditë pasi ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur një tur takimesh për të garuar sërish për drejtimin. Megjithatë ai nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e të hënës.
Gjatë mbledhjes morën pjesë 16 deputetë, ndërsa munguan për shkak të një vizite zyrtare në Maqedoni, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku dhe Flutura Açka. Merita Bakiu, një tjetër deputete që nuk mori pjesë nga grupi mbështetës i Bardhit, ndodhej në një protestë të organizuar në Borizanë. Ai që nuk ka justifikuar mungesën është ish-kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili është parë më i distancuar kohët e fundit.
Deputeti Bardhi ka përcjellë një draft-propozim që lidhet me riorganizimin e partisë nga seksionet dhe deri tek zgjedhja e kryetarit. Deputetja Dhurata Çupi ka deklaruar se grupi parlamentar duhet të ketë autoritetin politik vendimmarrës.
“Është ky grup që ka mbajtur PD. Jam dakord me platformën e sugjeruar nga Bardhi. Sugjeroj që partia të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi”, ka thënë ajo.
“Duhet të afrojmë sa më shumë personalitete në parti. Zgjedhjet urgjente do të jenë vrastare”, është shprehur më tej Çupi.
Deputetët e pranishëm
Arbi Agalliu
Xhelal Mziu
Qani Xhafa
Dhurata Cupi
Helidon Bushati
Ferdinand Xhaferri
Bledjon Nallbati
Zheni Gjergji
Lefter Geshtenja
Saimir Korreshi
Andia Ulliri
Ramadan Likaj
Gazment Bardhi
Flamur Hoxha
Dashnor Sula
Ori Nebiaj
Mungojnë për shkak të një vizite në Maqedoni
Jorida Tabaku
Kreshnik Çollaku
Flutura Açka
Mungon për shkak se i është bashkuar protestës në Borizanë
Merita Bakiu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.