Politike

Bardhi: Riorganizim nga poshtë-lart. Çupi: Partinë ta drejtojë Bardhi e Tabaku. Zgjedhjet urgjente, vrastare (mungon Basha dhe Alibeaj)  

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi mblodhi në mesditë grupin parlamentar kryesisht për procesin e riorganizimit të partisë.

Mbledhja vjen pak ditë pasi ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur një tur takimesh për të garuar sërish për drejtimin. Megjithatë ai nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e të hënës.

Gjatë mbledhjes morën pjesë 16 deputetë, ndërsa munguan për shkak të një vizite zyrtare në Maqedoni, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku dhe Flutura Açka. Merita Bakiu, një tjetër deputete që nuk mori pjesë nga grupi mbështetës i Bardhit, ndodhej në një protestë të organizuar në Borizanë. Ai që nuk ka justifikuar mungesën është ish-kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili është parë më i distancuar kohët e fundit.

Deputeti Bardhi ka përcjellë një draft-propozim që lidhet me riorganizimin e partisë nga seksionet dhe deri tek zgjedhja e kryetarit.   Deputetja Dhurata Çupi ka deklaruar se grupi parlamentar duhet të ketë autoritetin politik vendimmarrës.

“Është ky grup që ka mbajtur PD. Jam dakord me platformën e sugjeruar nga Bardhi. Sugjeroj që partia të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi”, ka thënë ajo.

“Duhet të afrojmë sa më shumë personalitete në parti. Zgjedhjet  urgjente do të jenë vrastare”, është shprehur më tej Çupi.

Deputetët e pranishëm

Arbi Agalliu

Xhelal Mziu

Qani Xhafa

Dhurata Cupi

Helidon Bushati

Ferdinand Xhaferri

Bledjon Nallbati

Zheni Gjergji

Lefter Geshtenja

Saimir Korreshi

Andia Ulliri

Ramadan Likaj

Gazment Bardhi

Flamur Hoxha

Dashnor Sula

Ori Nebiaj

Mungojnë për shkak të një vizite në Maqedoni

Jorida Tabaku

Kreshnik Çollaku

Flutura Açka

Mungon për shkak se i është bashkuar protestës në Borizanë

Merita Bakiu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë