Treg

Bonot e thesarit / Kërkesa vazhdon të jetë e lartë, yield-i bie në nivelin më të ulët në 1 vit

Nga Gazeta ‘SI’ – Interesi i bonove të thesarit ka rënë përsëri, duke arritur në 3.56% në ankandin e fundit, për bonot 12 mujore. Rënia rezulto rreth 0.20 pikë përqindje më pak se javën e shkuar.

Në fillim të vitit, ky yield ishte 5%.

Nga 9 mld lekë që ishte shuma e shpallur, kërkesa arriti në 15 mld, por qeveria pranoi vetëm 9 mld, të ndarë në 4 subjekte.

Banka e Shqipërisë argumenton se kërkesa shumë e lartë për investime në titujt e borxhit, sidomos individët, është arsyeja kryesore e uljes së yield-eve. Por edhe optimizmi i investitorëve për të ardhmen e ekonomisë.

Yield-et e ulëta të titujve janë lajm i mirë për qeverinë e cila u kthyen investitorëve paratë, por edhe për huamarrësit me normë të ndryshueshme interesi, në lekë.

Kjo tendencë nisi fillimisht me bonot dhe më pas obligacionet, që në fund të muajit dhjetor 2022 dhe po vazhdon në të njëjtën linjë deri tani.

“Që prej fillimit të ciklit shtrëngues të politikës monetare, yield-et janë karakterizuar nga luhatje  të theksuara, duke shfaqur shpesh një mbireagim ndaj rritjeve të normës bazë. Ulja e inflacionit në muajin e  fundit  dhe rikthimi i kërkesës  së  lartë për instrumentet e borxhit të qeverisë frenuan prirjen rritëse të yield-eve dhe u materializuan me ulje të yield-it”, thuhet në raportin e Politikës Monetare.

Sipas BSH-së, këto janë shenja pozitive duke treguar se investitorët presin lehtësim të inflacionit në vend dhe stabilitet të normave të interesit. e fundit respekti


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë