Fëmijët në Japoni tashmë nuk janë të detyruar të mbajnë maska në shkollë, por përsëri 68 për qind e tyre thonë se do të vazhdojnë t’i mbajnë, ndërsa vetëm 5% kanë pranuar t’i heqin.
27 për qind kanë thënë se “do të shikojnë çfarë do të bëjnë të tjerët”, duke dhënë sinjale të një kushtëzimi të madh social të nisur nga masat e mëparshme shëndetësore.
Akoma më dëshpëruese janë arsyet që ata përmendin se përse nuk i heqin maskat, teksa 35% thanë se nuk duan të tregojnë fytyrën, dhe 20 për qind thanë se kishin ende frikë nga Covid. Ndërsa 7 për qind thanë se e bënin nga “presioni shoqëror i shokëve të tyre”.
Studiuesit thonë se kjo është shenjë e qartë e pasojave që shoqëria “e maskuar” e pandemisë ka lënë te fëmijët japonezë dhe ndoshta shkaku i rritjes së vetëvrasjeve të fëmijëve në këtë vend që arriti një rekord në vitin 2020, dhe që u tejkalua sërish në 2022.
Një mësues në një shkollë te mesme në Osaka ka përshkruar situatën në muajin e parë të heqjes së maskës duke thënë se kanë vendosur postera në klasa ku u thuhej nxënësve që nuk ishin më të detyruar të mbanin maska, por rrjedhimisht vetëm 10 për qind e tyre i hoqën ato. Disa nxënës mbanin maskën edhe në fotot kolektive të shkollës.
“Ndoshta është e vështirë për ta heqja dorë nga zakoni, e vështirë që papritur të heqin maskën”, thotë mësuesi.
Situata e dëshpëruar ka bërë që të rriturit të mendojnë tashmë strategji për të bindur fëmijët të heqin maskat teksa shumë fëmijë thonë se “u vjen turp që të tjerët t’u shikojnë fytyrën”.
Burimi: Daily Sceptic. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



