Treg

Moska kërcënon me anulimin e marrëveshjes së grurit

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka kërcënuar se do t’i japë fund marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejon eksportin e grurit ukrainas nëse G7 ndalon pothuajse të gjitha eksportet në Rusi.

“Kjo ide e idiotëve në G7 për ndalimin total të eksporteve në vendin tonë si parazgjedhje është e bukur sepse nënkupton një ndalim reciprok të importeve nga vendi ynë, duke përfshirë kategoritë e mallrave që janë më të nevojshme për G7,” tha ai.

“Në një rast të tillë, marrëveshja e grurit – dhe shumë gjëra të tjera që u nevojiten – do të përfundojë për ta.”

Zyrtarët e Grupit të Shtatë po diskutojnë idenë përpara një samiti të liderëve në Japoni që do të mbahet në maj, thanë njerëz të njohur me këtë çështje.  Qëllimi do të ishte përfshirja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në ndalimin e eksporteve. Propozimi është ende duke u debatuar dhe mund të ndryshojë, thanë burimet.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, u nënshkrua për herë të parë nga Rusia dhe Ukraina në korrik të vitit të kaluar , duke lejuar që mallrat bujqësore ukrainase të transportohen në Detin e Zi dhe në tregun global.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë