Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka miratuar më në fund ligjin për nxitjen e energjisë së rinovueshme i cili tashmë ka hyrë në fuqi.
Drafti i publikuar që shtatorin e 2022-shit synon rritjen e burimeve të riovueshme të energjisë si nga bizneset ashtu edhe nga qytetarët familjarë.
Ndër pikat kryesore të ligjit, qëndron krijmi i OER, Operatori i Energjisë së Rinovueshme, i cili do të menaxhojë të gjithë masën energjetike që vjen nga këto burime, përveç HEC-eve dhe do ta hedhë atë në treg të lirë. Po ashtu përcaktohet edhe krijimi i Komunitetit të Energjisë, një entitet juridik, ku marrin pjesë dhe e drejtojnë operatorë të tregut energjetik. OER do të krijohet deri në 2 muaj pas miratimit të ligjit.
Në këtë draft, ministria e Energjisë solli për herë të parë, termin “vetë-konsumatorë”, për ata që do të instalojnë vetë centrale energjetike deri në 500 kilovatorë, dhe do të kenë të drejtë të gjenerojnë, konsumojnë, ruajnë dhe shesin prodhimin e tepërt të energjisë elektrike të rinovueshme, duke përfshirë përmes marrëveshjeve dypalëshe, furnizuesve të energjisë elektrike dhe marrëveshjeve të tregtisë me homologët.
Çmimi i tyre do të vendoset nga ERE, përfshirë në të koston e transmetimit, shpërndarjes dhe balancimit. Sipas draftligjit, prodhuesit me përparësi, pra ata të licensuar nga Komuniteti i Energjisë apo vetë Ministria për prodhim energjie, mund të dërgojnë energji në rrjet për balancim. Në rast se ato prodhojnë energji tepricë dhe kanë mundësi për ta ruajtur, por që nuk e hedhin në rrjet, ato përsëri do të përfitojnë mbulim financiar.
Çdo kosto teknike, do të paguhet nga vetë prodhuesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




