Ngjarje

‘Shqiptari i dënuar për vrasje e krime të rënda nuk do identifikohet’. Deputetët britanikë dalin kundër: Pse të mbrohet një kriminel?

Një shqiptari i është dhënë anonimiteti pasi ka kërkuar azil në Britani për të mbrojtur sigurinë e tij.

Një gjykatës i ka ndaluar “The Sun” që të identifikonte personin, i cili në Shqipëri ka kryer dënime për vrasje dhe vepra të tjera.

Personi i cili mësohet se është i moshës së mesme, ka shkuar në Britani me varkë pasi ka kryer dënimin.

“The Sun” shkruan se gjykatësi ka vendosur që identiteti i tij të mbahet i fshehtë “për hir të sigurisë së tij pasi ai pretendon se është në rrezik nga rivalët e tij.

Kjo ka shkaktuar debat mes deputetëve. Deputeti konservator David Morris thotë se është një vendim që tregon përbuzje për qytetarët britanikë.

“Pse të mbrohet ‘siguria’ e një krimineli, i cili është dënuar për vrasje dhe nuk ka të drejtë të jetë këtu?”, thotë ai, i mbështetur edhe nga deputeti tjetër Philip Davies i cili thotë se publikimi i identitetit dhe krimeve të tij “është qartësisht në interesin publik”.

Gjykatësi Nicholas Aldridge, 51 vjeç, vendosi që nuk duhet të publikohet asgjë që mund të identifikojë “drejtpërdrejt ose tërthorazi” shqiptarin, duke përfshirë listën e tij të krimeve.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se ky është një shembull tjetër tronditës që vërteton se pse duhet të ndalohen varkat që futen në Britani.

The Sun ka nisur një apel kundër vendimit të anonimitetit ndërkohë që gjykatësi ka refuzuar kërkesën e shqiptarit për lirim me kusht. Ai mbetet në paraburgim në një qendër emigracioni dhe së shpejti pritet vendimi nëse do dëbohet për në Shqipëri apo jo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë