Ngjarje

Tirana në “fushëbetejë”, protestuesit: Policia po përdor plumba gome

Situata në Tiranë mbetet e tensionuar, teksa edhe në ditën e 5 nuk kanë munguar përplasjet me policinë, hedhja e gurëve, molotovëve dhe gazitlotsjellës.

Edhe pse protesta ditën e djeshme u mbyll pa incidente, sot situata ka vijuar njësoj si çdo ditë, me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Disa prej protestuesve kanë thënë për mediat se policia po përdor plumba gome ndërkohë që policia thotë se janë shpërqendrues.

Në pasdite situata u përshkallëzua, ndërsa forcat e Policisë lëvizën me furgonë në drejtim të protestuesve. Gjatë këtyre momenteve, një person mbeti i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë shëndetësore. Më pas ai u transportua me autoambulancë drejt spitalit.

Përplasjet më të ashpra u zhvilluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku protestuesit e maskuar hodhën në drejtim të efektivëve fishekzjarrë, molotovë dhe gurë.

Policia ndërhyri me ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa në disa raste u përdorën edhe fishekë gome.

Edhe mes protestuesve pati persona të lënduar.

Protestuesit i vunë flakën një makine pranë Kryeministrisë dhe më pas murit rrethues të godinës së Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Më herët, tensione pati edhe pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën gurë, molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Policisë, ndërsa efektivët ndërhynë me ujë dhe gaz lotsjellës.

Protesta e kësaj të shtune shënon ditën e pestë të tubimeve që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit.

Në nisje të protestës, vëmendja ishte përqendruar te Ministria e Arsimit, ku ishin pozicionuar forca të shumta policie dhe autobote. Godina e ministrisë vijon të mbajë shenjat e dëmtimeve nga incidentet e ditëve të mëparshme.


Copyright © Gazeta “Si”


5 përgjigje te “Tirana në “fushëbetejë”, protestuesit: Policia po përdor plumba gome”

  1. thotë:

  2. thotë:

  3. thotë:

  4. thotë:

  5. thotë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë