Shendet

A i ndalojnë periodat përdorimi i pilulave kontraceptive

Kur flitet për periodat, çdo grua mendon për dhimbjet, simptomat disa ditë para datës, ngarkesën emocionale etj, të gjitha të shkaktuara nga periodat. Shumë do të donin që thjeshtë t’i ndalonin dhe dy mënyrat për ti ndaluat janë shtatzania dhe menopauza.

Një pyetje që është lidhur gjithmonë me periodat është nëse pilulat kontraceptive kundër shtatzanisë i ndalojnë apo jo.

Ekspertët thonë se po, pilulat kundër shtatzanisë mund të ndalojnë periodat, por vetëm disa prej tyre.

“Po, lloje të ndryshme ndalojnë periodat por gjithsesi çdo gjë varet nga trupi i njeriut dhe si reagon ndaj ilaçeve”, thotë Allison Ëalsh, gjinekologe.

Nëse periodat tuaja pakësohen ose largohen plotësisht gjatë marrjes së pilulave kundër shtatzanisë, nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Ekspertët thonë se një muaj mund të shtyhen ose mos të vijnë periodat për shkak të pilulave.

Ka shumë opsione për parandalimin e shtatzënisë, por jo të gjitha llojet e pilulave mund të vonojnë menstruacionet.

Ekspertët thonë se nuk ka një përgjigje të saktë se cilat lloj pilulash ndikojnë dhe disa gra do të vazhdojnë të kenë perioda të rregullta, ndërsa të tjera do kenë më pak dhe të tjera gra mund të pësojnë humbje totale të periodave,

James Gohar, gjinekolog, thotë se kombinimi i metodave kundër shtatzanisë si pilulat dhe unaza vaginale kanë potencialin më të lartë për të ndaluar menstruacionet tuaja, por kjo nuk është një garanci. “Shumica e gravë do të kenë ende perioda”, shpjegon ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë