Gazeta Si – Edmond Gosa dhe Altin Rexha u konflikuan mes tyre, njëri me thikë e tjetri me armë duke vrarë njëri-tjetrin në mënyrë tragjike.
Një dëshmitar tregoi se sherri mes tyre kishte nisur më parë për arsye banale, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në sytë e vajzës së njërit prej tyre.
“Kanë pasur një herë një sherr koti: ‘Pse hap sytë’ dhe nuk kanë arritur me e mbyll. Ai malësori ishte me fëmijë në dorë. Altini, janë të ardhur ata dhe po bisedonin. Unë ika pa shkuar tek furgoni vetëm kur kërciti. Fëmija ishte i vogël”.
Sipas dëshmitarit në vendngjarje, “dëgjova krismën, njëri u shtri këtej e tjetri andej. Dëgjova 4 të shtëna, mirë që nuk më kapi ndonjë mua. Ai kavajsi kishte thikë. E mbyti me thikë, kurse ai tjetri me pistoletë, e kishte me vete se kishin bërë debat”, – shton ai.
Të dy viktimat në Kavajë sipas informacioneve zyrtare të policisë kishin ndryshuar emrat në gjendje civile. Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa, ndërsa Altin Rexha rezultonte i regjistruar me emrin Sali Rexha.
Konflikti ka ndodhur jashtë një lokali në zonën e njohur si kthesa e valutës, ku Armand Gosa, banor i Kavajës, ka goditur me thikë Sali Rexhën, me origjinë nga Kukësi, por banues prej vitesh në këtë qytet.
Ndërsa ky i fundit pas sulmit me thikë ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar agresorin e tij.
Pas përplasjes mes tyre, të dy kanë qenë me shenja jete, ndaj dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por nuk u kanë mbijetuar dot plagëve të marra. Dëshmitarët e ngjarjes thanë se ata kishin një konflikt të mëparshëm, dhe se Rexha në momentin e konfliktit kishte dhe një fëmijë të mitur për dore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.