Rend dhe Ligj

Konflikti me dy të vrarë në Kavajë, dëshmitari: Një nga viktimat kishte fëmijën për dore

Gazeta Si - Edmond Gosa dhe Altin Rexha u konflikuan mes tyre, njëri me thikë e tjetri me armë duke vrarë njëri-tjetrin në mënyrë tragjike.

Një dëshmitar tregoi se sherri mes tyre kishte nisur më parë për arsye banale, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në sytë e vajzës së njërit prej tyre.

"Kanë pasur një herë një sherr koti: ‘Pse hap sytë’ dhe nuk kanë arritur me e mbyll. Ai malësori ishte me fëmijë në dorë. Altini, janë të ardhur ata dhe po bisedonin. Unë ika pa shkuar tek furgoni vetëm kur kërciti. Fëmija ishte i vogël”.

Sipas dëshmitarit në vendngjarje, “dëgjova krismën, njëri u shtri këtej e tjetri andej. Dëgjova 4 të shtëna, mirë që nuk më kapi ndonjë mua. Ai kavajsi kishte thikë. E mbyti me thikë, kurse ai tjetri me pistoletë, e  kishte me vete se kishin bërë debat", - shton ai.

Të dy viktimat në Kavajë sipas informacioneve zyrtare të policisë kishin ndryshuar emrat në gjendje civile. Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa, ndërsa Altin Rexha rezultonte i regjistruar me emrin Sali Rexha.

Konflikti ka ndodhur jashtë një lokali në zonën e njohur si kthesa e valutës, ku Armand Gosa, banor i Kavajës, ka goditur me thikë Sali Rexhën, me origjinë nga Kukësi, por banues prej vitesh në këtë qytet.

Ndërsa ky i fundit pas sulmit me thikë ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar agresorin e tij.

Pas përplasjes mes tyre, të dy kanë qenë me shenja jete, ndaj dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por nuk u kanë mbijetuar dot plagëve të marra. Dëshmitarët e ngjarjes thanë se ata kishin një konflikt të mëparshëm, dhe se Rexha në momentin e konfliktit kishte dhe një fëmijë të mitur për dore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë