Ka ndodhur

Luftë me armë zjarri në një lokal në Kavajë, dy të vdekur. Si nisi konflikti mes viktimave

Gazeta Si – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku kanë humbur jetën dy persona. Nga një konflikt banal mes tyre në një lokal, kanë ndërruar jetë Altin Rexha dhe Edmond Gosa, të dy 43-vjeçarë.

Ngjarja, ka ndodhur te vendi i njohur si "Kryqëzimi i valutës" në Kavajë. Njëri nga viktimat, Gosa ka humbur jetën pas plagëve të marra me armë zjarri nga viktima tjetër, Rexha.

Ky i fundit kishte marrë plagë me thikë nga Gosa dhe nuk mundi të mbijetojë. Për pasojë të dy kanë mbetur të vrarë.

Pas verifikimeve të grupit hetimor, ka rezultuar se Altin Rexha e ka ndërruar emrin në Sali Rexha, kurse Edmond Gosa në Armand Gosa .

Ngjarja mësohet se nisi në ambientet e një lokali, që ndodhet në vendin e quajtur "Kryqëzimi i valutës". Palët u konfliktuan brenda ambientit dhe e vijuan përballjen deri jashtë në rrugë.

Nga burime paraprake mësohet e viktimat kishin konflikte me njëri-tjetrin prej të paktën 2 vitesh, megjithatë deri më sot, ky konflikt nuk ishte përshkallëzuar asnjëherë deri në këtë pikë.

Ngjarja e rëndë është dëshmuar nga persona të shumë të cilët ndodheshin në lokal dhe zonë.

Sipas burimeve paraprake, Gosa njihet si person problematik në qytet, i dënuar më parë për plagosjen e rëndë të Gent Gjuzit me kazëm, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Motivet mbeten të paqarta, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të nisur 3 ditë më parë dhe ndërsa këtë mbrëmje të dy janë takuar "për t'u sqaruar". 

Policia ka shoqërua disa persona, klientë të lokalit si persona që mund të kenë më shumë dijeni se si ndodhi ngjarja, e teksa pritet me interes deklarimi i tyre që mund të ndihmojë hetuesit që të shkojnë drejt zbardhjes së plotë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë