Nga Gazeta ‘SI’ – Enti Rregullator i Energjisë, ERE ka miratuar licencën e Korporatës Energjetike Shqiptare, KESH për të prodhuar energji në TEC-i lundrues në Vlorë.
TEC-i i marrë me qira nga SHBA-ja, është i përbërë nga dy gjenerues; Tigri 1 dhe Tigri 3, me kapacitet prodhimi, 50 dhe 60 megavat respektivisht.
Licenca e KESH do të zgjasë për 2 vite, sipas njoftimit të ERE, po aq sa do të zgjasë dhe kontrata me firmën amerikane.
Më herët, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku pati treguar se prodhimi i energjisë nga këto TEC-e do të niste në fillim të vitit 2023, por pa një datë fikse. Balluku u shpreh se energjia e prodhuar nga këto TEC-e lundruese pritet të mbulojë 15 për qind të nevojës për energji elektrike që ka Shqipëria.
Anijet funksionojnë me gaz me anë të cilit prodhojnë energji elektrike.
KESH hapi janarin e vitit të shkuar një garë ku u shprehën të interesuar vetëm dy operatorët e konsorciumit Excelerate Energy – Renco. “Anijet” që prodhojnë energji do të operojnë deri në nisje të funksionimit të termocentralit të Vlorës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.