Treg

Në 2022-shin, punonjësit në Shqipëri u ankuan më shumë se nuk morën paratë për punën e kryer

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka marrë 779 ankesa gjatë vitit 2022, për shkak të problemeve në punë.

Shumica e këtyre ankesave, rreth 24% lidhen me cenim të marrëdhënieve të punës ku përfshihen, mospagesë për punë të kryer në ditët e festave zyrtare, për punë të kryer në orë shtesë, dhënie page jo nëpërmjet sistemit bankar. Rreth 19% e tyre janë për arsye të mospagesës së pagave të prapambetura, në 10.4% lidhet me ndërprerje të marrëdhënieve të punës në 7% arsye e denoncimit lidhet me mospagesë të kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” raportoi Inspektorati në raportin vjetor.

Nga këto ankesa, Inspektoriati tregon se kaluar janë marrë masa administrative në 520 inspektime për shkak ankese ku në 22% është marrë masa kryesore dënim kryesor paralajmërim. Në 12% të tyre është marrë masa për pezullim të shkeljeve për marrëdhënie punës dhe siguri në punë dhe 6.2% masë administrative dënim kryesor gjobë.

Sipas llojit të biznesit, nga ku ka pasur më shumë ankesa, ISHPSHSH tregon se janë dominuar nga kategoria “të tjera”, me 192 inspektime, në të cilat janë kontrolluar marrëdhëniet e punës për 12,826 punëmarrës dhe janë konstatuar 21 punëmarrës informal. Aktivitete tregti, hotel, Bar-Restorante me 112 inspektime për ankesë në të cilat janë kontrolluar marrëdhëniet e punës për 2.182 punëmarrës dhe janë konstatuar 34 punëmarrës informal.

Aktiviteti ndërmarrje prodhuese me 112 inspektime në të cilat janë kontrolluar marrëdhëniet e punës për 13,938 punëmarrës dhe janë konstatuar 36 punëmarrës informal. Në llojin e aktivitetit ndërtim dhe pse nuk ka një numër të lartë ankesash në 34 të tilla janë konstatuar 32 punëmarrës informal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë