Shendet

Çfarë është ‘sëmundja e puthjes’ që mund të shkaktojë sklerozë të shumëfishtë

Një virus i zakonshëm, i quajtur EBV, mund të çojë në sklerozë të shumëfishtë më vonë në jetë, thonë shkencëtarët.

EBV shkakton mononukleozën infektive ose ndryshe siç njihet “sëmundja e puthjes”.

Studiuesit mendojnë se zhvillimi i një vaksine kundër EBV mund ta bëjë sklerozën e shumëfishtë një sëmundje të së kaluarës.

Personat që zhvillojnë simptoma të reja si probleme në shikim dhe mungesë fuqie në duar, janë diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë.

Por vetëm kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se simptomat që shkaktohen nga virusi EBV është një faktor kritik që çon në diagnozën e sklerozës së shumëfishtë.

Studiuesit shpresojnë se ky zbulim mund të çojë në trajtime të përmirësuara apo edhe të zhdukë përfundimisht sklerozën e shumëfishtë.

Një lidhje bindëse midis viruseve dhe sëmundjeve kronike

Ideja se një sëmundje virale jetëshkurtër mund të shkaktojë sëmundje kronike vite më vonë është ende një ide relativisht e re në mjekësi.

“Kjo është ndoshta një deklaratë e guximshme, por ka të ngjarë të jetë e vërtetë që pothuajse të gjitha sëmundjet autoimune shkaktohen nga një mikrob, zakonisht një virus”, thotë Lawrence Steinman, ekspert neurologjie.

EBV, në mënyrë specifike, është një virus që është lidhur me probleme të shumta shëndetësore.

Profesori i Harvardit, Alberto Ascherio, ka studiuar më shumë se 10 milionë ushtarë amerikanë dhe ka zbuluar se rreziku i tyre për të zhvilluar sklerozë së shumëfishtë rritet 32-fish pas një infeksioni EBV. Kjo është e barabartë me mënyrën se si pirja e duhanit shkakton kancer.

“Ky është një hap i madh sepse tregon që shumica e rasteve të sklerozës së shumëfishtë mund të parandalohen duke ndaluar infeksionin EBV”, tha Ascherio.

Por thjesht të dish se EBV ka të ngjarë të shkaktojë sklerozë së shumëfishtë nuk është e gjithë historia. EBV është një virus që shumica prej nesh e marrin në një moment nga mesi i të 20-ave. Ekspertët vlerësojnë se më shumë se 90% e njerëzve në mbarë botën kanë pasur EBV dhe megjithatë më pak se 0.5% prej nesh do të zhvillojnë sklerozë të shumëfishtë.

Shumica e infeksioneve EBV që marrin fëmijët e vegjël janë plotësisht asimptomatike dhe këto infeksione nuk rrisin domosdoshmërisht shanset për të zhvilluar sklerozë së shumëfishtë.

Sa më rraskapitëse të jetë mononukleoza infektive që mund të marrin të rriturit, aq më shumë gjasa ka që të jenë në rrezik më të lartë të zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë.

Trajtimet aktuale për sklerozën e shumëfishtë janë të rrezikshme dhe të shtrenjta

Ndërsa disa pacientë me sklerozë të shumëfishtë përjetojnë vetëm episode të buta, sporadike të ngathtësisë dhe ngurtësimit të muskujve, të tjerë përjetojnë paralizë dhe mosfunksionim kognitiv. Megjithëse ka shumë ilaçe në dispozicion për të ndihmuar në kontrollin e sëmundjes, nuk ka kurë për të.

Ekspertët e sklerozës së shumëfishtë mendojnë se një vaksinë kundër EBV mund ta bëjë sklerozën një sëmundje të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë