Shendet

Lotët artificialë po shkaktojnë në SHBA verbëri dhe vdekje

Rreth 68 pacientë në 16 shtete të Amerikës janë identifikuar me një lloj të rrallë të pseudomonas aeruginosa, sëmundje që nuk është raportuar kurrë më parë në ato vende. Kjo vjen pas përdorimit të lotëve artificialë nga pacientët.

Sipas zyrtarëve, pikat e syve të kontaminuara me një bakter rezistent ndaj ilaçeve mund të kenë shkaktuar vdekje dhe verbëri në SHBA.

Sipas CDC, një person ka vdekur, tetë persona kanë mbetur të verbër dhe 4 persona janë detyruar të heqin sytë me operacion.

Shumica e pacientëve të infektuar raportuan se përdornin lot artificial.

Nga më shumë se 10 marka të identifikuara fillimisht, më i zakonshmi ishte produkti pa recetë EzriCare.

Testet laboratorike të shisheve të hapura të marra nga pacientët u zbuluan se përmbajnë baktere.

Shishet e pahapura janë duke u ekzaminuar për të kontrolluar nëse ka ndodhur kontaminim gjatë prodhimit.

“Global Pharma Healthcare” në Indi, e cila prodhon lotët artificialë EzriCare dhe Delsam Pharma, kërkoi që të gjitha produktet të tërhiqen nga tregu muajin e pasi CDC u kërkoi njerëzve që menjëherë të ndalonin përdorimin e pikave të syve.

Burimi: Sky News. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë