Sipas një studimi të ri, të rinjtë që përdorin cigare elekronike kanë dy herë më shumë gjasa që të vuajnë nga probleme të shëndetit mendor në krahasim me personat që nuk i përdorin.
Studiuesit e udhëhequr nga Shoqata Amerikane e Zemrës anketuan 2500 fëmijë dhe të rinj nga 13 deri në 24 vjeç në internet.
Deri në 70 për qind e atyre që kanë pirë cigare elektronike kanë raportuar se kanë vuajtur nga ankthi dhe sulme paniku, në krahasim me personat që nuk pijnë ku 40 për qind thanë se nuk kanë vuajtur nga shqetësime të tilla.
Gjysma e personave që i përdorin cigaret elektronike thanë gjithashtu se kishin depresion, krahasuar me 25 për qind të atyre në grupin që nuk pinin.
Cigaret elektronike dikur konsideroheshin si mënyra e shëndetshme për të lënë duhanin, por një mori studimesh tani kanë paralajmëruar për rreziqet që ato paraqesin.
Vetëm këtë muaj një studim paralajmëroi se ato rrisin rrezikun e kancerit me të njëjtën sasi si cigaret, ndërsa në janar një tjetër studim zbuloi se cigaret elektronike i lënë pacientët në rrezik më të lartë të inflamacionit të mushkërive.
Joy Hart, ekspert shëndetësor thotë se të rinjtë që kanë qenë prej kohësh përdorues të duhanit, mund të përjetojnë dëme më të mëdha nga nikotina.
Studiuesit, të cilët paraqitën gjetjet këtë javë e përkufizuan depresionin si vështirësi për t’u angazhuar ose për t’u interesuar në aktivitete që normalisht i pëlqejnë.
Të pyetur për varësinë ndaj nikotinës, shkencëtarët thanë se kjo ishte më e zakonshme tek ata që përdornin cigare elektronike vetëm me nikotinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




