Nga Gazeta ‘SI’ – Tregu i sigurimeve në Shqipëri, ka vijuar rritjen edhe në 2023-shin, duke kapur vlerën e 1.7 mld lekëve në muajin janar. Rritja vjetore me 21% e sigurimeve, është ndikuar nga rritja e madhe në sigurimet e jetës, por tregu vazhdon të dominohet nga sigurimet e jo-jetës.
Sigurimet e vullnetare
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar 2023 arritën rreth 756 milionë lekë, 35% më shumë se në periudhën janar 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2% krahasuar me periudhën janar 2022.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar 2023 u siguruan mbi 351 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 56%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 37% të totalit.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatëmuajit janar 2023, arritën në rreth 134 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.4% në krahasim me periudhën janar 2022.
Sigurimet e detyrueshme
Ky segment i tregut vazhdon të jetë i dominuar nga sigurimet motorike, që arritën në 955 milionë lekë, ose 12% më shumë në janar 2023.
Kartoni jeshil dhe sigurimi kufitar patën po ashtu rritje të konsiderueshme në raport vjetor.
Gjatë muajit janar 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 560 milionë lekë, ose 42.51% më shumë se në periudhën janar 2022.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar 2023 kapën vlerën 350 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 18.% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shoqëria me pjesën më të madhe të tregut vazhdon të jetë Sigal, por ajo ka humbur një pjesë të tregut dhe nuk mban më 50% të saj, por 44.4% në janar 2023. Në kontrast, Insig është rritur me më shumë se 15 pikë përqindje, duke mbajtur 26.4% të tregut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




