Ndalimi i plotë i kriptove nuk është opsion i pamenduar, nëse ato nisin të kenë më shumë rrezik për tregjet financiare, sipas kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.
“Ne jemi pro rregullimit të botës së parasë digjitale”, tha Georgieva në një intervistë me Bloomberg, duke shtuar se kjo është një prioritet për Bordin e Stabilitetit Financiar dhe FMN.
Gjithsesi, “nëse rregullimi është i ngadaltë dhe kriptot nisin të bëhen më të rrezikshme për konsumatorët dhe ekonominë, alternativa e ndalimit total të tyre qëndron ende në tavolinë.”
FMN nënvizoi disa çështje të mundshme që lidhen me një qasje të provës së aksioneve (PoS) për infrastrukturën blockchain si pjesë e një dokumenti të fundit, duke bërë sugjerime se nëse ka parashikueshmëri dhe mbrojtje më të madhe për konsumatorin, masa të tilla nuk do të nevojiten, “por ne nuk jemi ende në këtë botë”, shtoi shefja e FMN-së.
Në dokumentin e tij të vitit të kaluar, FMN tha se rregullimi i kriptomonedhave “nuk duhet të shihet si risi mbytëse, por si ndërtim besimi”.
Kriptovalutat “nuk janë para”
Georgieva tha gjithashtu se “ka ende shumë paqartësi” në lidhje me paratë digjitale dhe se “objektivi i parë i FMN-së është të bëjë dallimin midis monedhave digjitale të bankës qendrore që mbështeten nga shteti dhe aseteve kripto-emetuese publike dhe monedhave të qëndrueshme” (stablecoins).
Sipas saj, monedhat e qëndrueshme të mbështetura nga shteti kanë “besueshmëri” dhe “hapësirë të arsyeshme të mirë për ekonominë”, ndërsa asetet e kriptove të pambështetura “janë investime spekulative, me rrezik të lartë dhe nuk janë para”.
Gjatë takimit të fundit të G-20 në Indi, ministrat e financave të organizatës dhe guvernatorët e bankës qendrore publikuan një dokument që rekomandonte krijimin e standardeve globale të rregullimit për industrinë, duke përfshirë monedhat e qëndrueshme.
Duke cituar dokumentin, Georgieva tha se “asetet kripto nuk mund të jenë mjete ligjore sepse nuk kanë përkufizimin e parasë”.
Në një deklaratë në një panel diskutimi që u zhvillua gjatë takimit, Ministria e Financave e Indisë tha se “ekziston gjithashtu një pyetje ekzistenciale nëse asetet kripto janë me të vërtetë zgjidhja e duhur për sfidat ekzistuese në sistemet financiare globale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




