Treg

Janari, rekord hyrje-daljesh në Shqipëri, rritje me deri në 94%

Nga Gazeta ‘SI’ – Në janarin e vitit 202 në Shqipëri, numri i hyrjeve nga jashtë arriti në shifrën e 833.450, me rritje 84% nga janari i vitit të shkuar. Kjo është shifra më e lartë e hyrjeve ndër vite për muajin janar.

Nga kjo shifër, 55% e totalit kanë qenë me shtetësi shqiptare, 456.239 dhe pjesa tjetër shtetas të huaj. Ndonëse janë më pak se ata shqiptarë, ata janë rritur me 94% në raport vjetor.

Për të njëjtin muaj, edhe daljet nga Shqipëria kanë qenë në rritje, afër 1 milion. Shqiptarët që kanë dalë gjatë janarit rezultojnë 954.933, me rritje rreth 60% dhe 412.820 të huaj më rritje 75%.

Gjatë janarit, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 366.257 shtetas, ndjekur nga Amerika me 7.051, ndërsa me numrin më të vogël të hyrjeve është rajoni i Lindjes së Mesme me vetëm 445 shtetas.

Hyrjet e shtetasve në territorin e Shqipërisë, dominohen nga kategoria e qëllimeve “personale” dhe është regjistruar në 369.606, duke u rritur me 96.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pra për pushime apo vizita turistike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë