Shqetësimet për rritje të mëtejshme interesi, një turbulencë në tregun e aksioneve dhe rregullatorët për kriptot, tregojnë se Bitcoin dhe token-at e tjerë do të shmangin një tërheqje të nxituar të investitorëve.
Nisja e vitit për Bitcoin ka qenë pozitive, me një rritje të fitimit me 50% në kontrast me tregun e aksioneve globale, falë një mjedisi makroekonomik të mbushur me shqetësime për rritjen dhe inflacionin.
Diferenca ka prishur korrelacionin pozitiv midis aksioneve dhe kriptomonedhave që nisi gjatë pandemisë. Një korrelacion 40-ditor midis çmimit të Bitcoin dhe aksioneve S&P 500 ka rënë nën 0.3 pikë, në nivelin më të ulët që nga viti 2021 nga një rekord në muajin maj mbi 0.8 pikë. Deri në pikën 1 nënkupton që aktivet kanë luhatshmëri të koordinuar dhe minus 1 nënkupton të kundërtën.
Edhe lidhja e Bitcoin me dollarin po zhduket po ashtu.
“Kripto është shkëputur nga aktivet tradicionale në vitin 2023 dhe ngjarjet specifike të kriptove po drejtojnë gjithnjë e më shumë tregun në mënyrë autentike”, shkroi në një shënim kompania kërkimore e aseteve digjitale Kaiko.
Një sërë asetesh, duke përfshirë ato digjitale, u rritën në janar, por ajo u shkëput pasi SHBA-ja publikoi të dhënat për rimëkëmbje të fortë të tregut të punës.
Adam Farthing, një analist në prodhuesin e tregut të kriptove B2C2, tha se 59% e flukseve nga rajoni i Azisë-Paqësorit ishin blerës, krahasuar me 55% në Europë dhe Lindjen e Mesme dhe presionin e vogël të shitjes nga SHBA, ku rregullatorët po tregohen më vigjilentë në vazhdën e kolapsit të bursës FTX.
Një tjetër temë e kriptos është përmirësimi i radhës i blockchain Ethereum – autostrada më e madhe tregtare në industrinë e aseteve virtuale. I ashtuquajturi “përmirësim i Shangait”, ai do t’i lejojë investitorët të tërheqin monedhat Ether që kishin bllokuar për të ndihmuar në funksionimin e rrjetit në këmbim të shpërblimeve, një proces i quajtur staking.
Inovacioni do ta ndajë kripton nga tregjet tradicionale, thotë David Moreno Darocas, studiues në firmën CryptoCompare.
Ndryshimi në korrelacionin e kriptove tregon se Bitcoin është tashmë i prekshëm ndaj normave në rritje. Kostot më të larta të huamarrjes dhe një seri shpërthimesh fshinë 1.5 trilion dollarë nga vlera e tregut të tyre në 2022-shin.
Shumë investitorë mbeten të kujdesshëm, por ata që janë të interesuar po dalin mënjanë dhe duket se po “blejnë për rritjen e çmimit dhe diversifikimin”, tha Alkesh Shah, kreu i kërkimit të kriptove në Bank of America Corp.
Bitcoin po qëndron në kufijtë e 25 mijë dollarëve.
Burimi: Bloomberg, Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




