Shumë prindër fillojnë menjëherë të përdorin ilaçe kur shohin se po rritet temperatura e fëmijëve dhe pediatrit po paralajmëron se kjo mund të mos jetë e nevojshme.
Sipas një sondazhi të ri në Amerikë, 1 në 3 prindër u jep fëmijëve ilaçe për të ulur temperaturën (kur është 38 gradë).
Këto medikamente mund ta qetësojnë fëmijën por përdorimi i tyre mund të shtyjë diagnostikimin e shkakut të vërtetë se përse fëmija ka temperaturë.
“Kur prindërit vërejnë se temperatura e fëmijës së tyre mund të jetë pak e lartë, mendoj se ndonjëherë ata shqetësohen vetëm për ethet”, thotë Susan Woolford, pediatre dhe pjesë e sondazhit.
“Ndoshta nuk është plotësisht e qartë për prindërit se ethet në vetvete nuk janë shqetësimi, është ajo që mund të shkaktojë ethet. Pra, ne nuk duhet të përpiqemi të heqim qafe ethet, sepse ethet janë vetëm një shenjë se diçka tjetër po ndodh”.
Sondazhi u krye me 1376 prindër të fëmijëve të vegjël nën moshën 12 vjeç, dhe përgjigjet u mblodhën midis gushtit dhe shtatorit.
84 për qind e prindërve thanë se e matin dhe një herë tjetër temperaturën e fëmijës para se të japin një dozë të dytë medikamenti dhe 26 për qind e prindërve japin një dozë tjetër, edhe nëse nuk ka ethe, në përpjekje për të parandaluar kthimin e temperaturës, sipas sondazhit.
Prindërit kanë frikë se fëmijët e tyre “do të sëmuren shumë nëse ata nuk u japin diçka”, thotë Chandani DeZure, pediatër dhe zëdhënës i Akademisë Amerikane të Pediatrisë, i cili nuk ishte i përfshirë në sondazh.
Ilaçi për uljen e temperaturës nuk është një ilaç parandalues, vuri në dukje DeZure. “Është një trajtim”.
Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj ka temperaturë
Pasi të jetë kontrolluar me saktësi temperatura dhe të konfirmohet se fëmija ka temperaturë mbi 38 gradë, është e arsyeshme të jepet doza e duhur e ilaçit për uljen e temperaturës sipas peshës dhe moshës së fëmijës.
Sondazhi zbuloi se dy të tretat e prindërve fillimisht provojnë metoda alternative për të ulur ethet, të tilla si përdorimi i një leckë të ftohtë.
Qëllimi është të përpiqemi ta mbajmë fëmijën rehat”, tha Woolford.
“Sigurohuni që fëmija të ketë veshur rroba të lehta dhe mbajeni dhomën të freskët, jo të ftohtë”.
Nëse një fëmijë ka temperaturë të shoqëruar me simptoma të rëndësishme si përgjumje ekstreme, dhimbje në qafë dhe vështirësi në frymëmarrje, prindërit duhet të kontaktojnë menjëherë pediatrin e tyre.
Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




