Kompania e njohur e kujdesit të flokëve, Olaplex, është paditur nga 28 gra që pretendojnë se produktet e saj shkaktojnë rënie të flokëve.
Gama e Olaplex përfshin shampo dhe trajtime që riparojnë flokët në mënyrë të sigurt por padia thotë se Olaplex përdor kimikate të dëmshme që u shkaktuan rënie të flokëve.
Olaplex ka lëshuar rezultatet e testit që thotë se tregojnë se produktet janë të sigurta.
“Ne jemi të përgatitur të mbrojmë me forcë kompaninë tonë, markën tonë dhe produktet tona kundër këtyre akuzave të pabaza”, thuhet në një deklaratë në Instagram.
Ndërkohë Olaplex nuk ka tërhequr asnjë nga produktet e saj në vazhdën e padisë.
E lançuar në Kaliforni në vitin 2014, Olaplex thotë se produktet e saj janë vërtetuar shkencërisht se riparon flokët e dëmtuar.
Produktet e tyre përdoren më së shumti nga profesionistët të cilët ofrojnë në sallonet e tyre trajtime me Olaplex me një çmim shtesë.
Kompania ka pasur sukses të madh dhe është mbështetur nga të famshëm, duke përfshirë Kim Kardashian dhe Drew Barrymore.
Padia, e paraqitur javën e kaluar në një gjykatë në Kaliforni, pretendon se paditëset kishin flokët të thatë dhe të këputur.
Paditësit po kërkojnë 75,000 dollarë si dëmshpërblim.
Olaplex i ka mohuar me forcë akuzat, duke këmbëngulur se produktet nuk shkaktojnë rënie të flokëve apo problemet e tjera që kanë thënë gratë.
“Rezultatet e testeve laboratorike të palëve të treta tregojnë se produktet Olaplex janë të sigurta dhe efektive”, shkroi kompania në faqen e saj të internetit.
CEO i kompanisë Jue Wong tha në Twitter se rënia e flokëve ishte një temë e dhimbshme por “megjithatë për produktet tona kjo nuk është e vërtetë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




