Nga Gazeta ‘SI’ – Bizneset e lidhura në tensionin e mesëm do ta blejnë energjinë me 18.26 lekë për të gjithë 2023-shin, sipas vendimit të fundit të Entit të Energjisë. I njëjti çmim që ishte dhe në dhjetor 2022.
Këtu përfshihen bizneset në tensionin 20,10,6 kilovolt që më parë e blinin atë me 12 lekë, nga OSHEE, sipas një marrëveshje që u bë vitin e shkuar. Këto biznese duhet të dilnin në tregun e lirë, por për shkak se çmimet u rritën shpejt ata kërkuan ndihmë nga shteti, i cili u dha energji me çmim preferencial.
Më herët, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku garantoi ndihmë me energjinë për këtë nivel biznesi edhe për vitin 2023.
Vendimi i ERE-s ka vendosur dhe çmimin për bizneset e lidhura në 35 kilovolt, që e marrin energjinë e tyre nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, FTL me një çmim të rishikuar çdo muaj. Për janarin ai u vendos 32.27 lekë. Bizneset e lidhura në këtë tension janë ata që mund të kishin dalë vetë në treg të energjisë, të liberalizuar, ose në mungesë të mundësive do të merrnin atë nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, në OSHEE, me çmim të mesatarizuar. Në të kundërt, do të paguanin çmimin e tregut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




