Shendet

Një kontraceptiv për meshkujt/ Ilaçi eksperimental ka funksionuar te kaviet

Ka funksionuar te kaviet kontraceptivi eksperimental për meshkuj. Ky është edhe hapi i parë drejt kontraceptivit mashkullor, por përpara konfirmimit mbi efikasitetin, duhen edhe rezultatet e ekperimentimit eventual mbi njeriun.

Puna kërkimore për këtë është nisur prej shumë vitesh dhe deri më tani ka rezultuar mjaft i vështirë përftimi i substancave efikase që të jenë pa efekte anësore.

Kësaj here, grupi i kërkimit biomjekësor të Cornell University kanë krijuar një ilaç që tek kaviet e laboratorit ka reduktuar prodhimtarinë mashkullore në kohë shumë të shkurtër dhe të përkohshme.

Ky ilaç bllokon enzimën përgjegjëse për aksionin e spermatozoidëve duke bllokuar lëvizjen dhe pjekurinë e tyre. Medikamenti nuk përmban hormone dhe mund të merret një orë para një raporti seksual dhe efekti i tij përfundon ditën e nesërme.

Hulumtimi i Weill Cornell zbuloi gjithashtu se nuk shkakton efekte anësore të padëshiruara, ndryshe nga kontraceptivët aktual që mund të shkaktojë ndryshime të humorit, të përziera dhe dhimbje koke.

Burimi: Insider. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë