Çmimet e vajit u rritën vrullshëm në vitin 2022. Kjo nuk ndodhi vetëm për shkak të rritjes së kostos së naftës. Kostoja e vajit të ullirit, një mall mjaft i veçantë, është rritur gjithashtu.
Rritja e çmimeve ka qenë e mprehtë. Dhjetorin e kaluar, vaji ekstra i virgjër – lloji më i shtrenjtë, i bërë nga ullinj të shtypur në të ftohtë – arriti në 5.5 euro për litër në Itali. Ky është 50% më lart në krahasim me një vit më parë dhe është rreth dyfishi i çmimit në vitin 2020. Vajrat e tjerë të ullirit janë rritur edhe më shumë. Vaji i ullirit është një element kryesor në vendet prodhuese.
Gjithashtu, rritja e popullaritetit rë dietës Mesdhetare ka rritur konsumin e vajit të ullirit globalisht që nga 1990-a.

Por rritja nuk është nxitur nga përdorimi i pamasë i vajit. Është furnizimi që ka nxjerrë probleme. Ullinjtë me lëng janë produkt i motit të butë dhe i disa reshjeve. Një verë përvëluese në Itali dhe Spanjë – dy prodhuesit më të mëdhenj – ka bërë që prodhimi europian të bjerë 34%, sipas vlerësimeve të Komisionit Europian. Rritja e çmimit do të rëndojë shumë. Kjo nuk është aq problematike për konsumatorët në Britani dhe SHBA, ku vaji i ullirit është ende një produkt i veçantë dhe elitar. Aty konsumi për frymë është vetëm 1 litër në vit. Megjithatë, spanjollët, italianët dhe grekët pijnë 10 litra për kokë. Sipas kësaj llogaritjeje, një familje me katër anëtarë që pëlqen vajin e ullirit ekstra të virgjër mund të shpenzojë rreth 220 euro në vit. Ata tani kanë një arsye të mirë për të kaluar në vajra më të lirë, qoftë edhe vetëm për gatim.

Kompanitë që shesin vaj ulliri gjithashtu mund të shtrydhen, pasi ato luftojnë për të kaluar rritjen e çmimit tek konsumatorët. Deoleo e kontrolluar nga CVC, prodhuesi kryesor i vajit të ullirit në nivel global me marka përfshirë Carapelli dhe Bertolli, doli nga një ristrukturim i borxhit në vitin 2020. Marzhi i tij i ebitit ( fitimi para taksave) është parashikuar të bjerë në 3.15% të të ardhurave në 2023, sipas vlerësimeve të S&P Capital IQ, në rënie nga 5.4% në 2021. Vjelja e ullirit ka vite të mira dhe vite të këqija. Por frika është se verat e nxehta mesdhetare mund të bëhen më të shpeshta ndërsa ndryshimet klimatike sjellin një normalitet të ri. Kjo do të shtonte një vaj ulliri më të shtrenjtë në listën e pasojave./Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




