Shendet

Britani, gripi i shpendëve kthehet në një kërcënim global

Shpërthimi më i madh ndonjëherë i gripit të shpendëve është përhapur te zogjtë në Britani.

Shifrat e publikuara në BBC tregojnë se virusi ka çuar në vdekjen e rreth 208 milionë zogjve në mbarë botën dhe të paktën 200 raste të regjistruara te gjitarët.

Drejtuesit e shëndetit publik paralajmërojnë se mutacioni tek gjitarët mund të jetë një kërcënim për njerëzit, edhe pse rreziku është i ulët.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) thotë se gripi i shpendëve është kryesisht një sëmundje e shpendëve, por ekspertët në të gjithë botën po shqyrtojnë rreziqet e përhapjes së tij në specie të tjera.

Pse gripi i shpendëve është kaq i rëndë këtë vit?

Profesor Ian Brown, drejtor i shërbimeve shkencore të APHA, tha se një zog i sëmurë ose i ngordhur përmban një sasi të madhe virusi. Kështu që gjitarët që ushqehen me to janë në një rrezik më të madh për tu infektuar.

Brown tha se virusi po përhapet me shpejtësi dhe është një lloj i vetëm. Duhet të mobilizohen të gjitha shtetet për të trajtuar përhapjen e tij.

Ai i tha BBC-së se ky grip mund të shndërrohet edhe në një pandemi si Covid-19.

“Kjo përhapje globale është një shqetësim. Ne kemi nevojë globalisht të shikojmë strategjitë e reja për të kapërcyer këtë sëmundje. Nëse nuk e zgjidhim problemin në të gjithë globin, do të vazhdojmë ta kemi atë rrezik”.

Që nga tetori i vitit 2021, kur filloi shpërthimi i fundit, janë konfirmuar pesë raste njerëzish të virusit H5N1.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se, në 20 vitet e fundit, ka pasur pothuajse 870 raste të infektimit të njerëzve me virusin e gripit të shpendëve H5N1 të raportuara nga 21 vende. Nga këto, 457 ishin fatale.

Wenqing Zhang, kreu i programit global të gripit të OBSH-së, tha se gripi i shpendëve është shumë shqetësues dhe rreziku është shtuar me kalimin e viteve.

Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (ËOAH) i tha BBC-së se ka regjistruar pothuajse 42 milionë raste në zogj që nga fillimi i shpërthimit në tetor 2021.

Ndërkohë, njerëzit po paralajmërohen të mos prekin asnjë shpend të ngordhur ose të sëmurë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë