Treg

Inflacioni i i lartë, Banka Qendrore Europiane rrit me 0.5% normat e interesit

Banka Qendrore Europiane rriti normat e interesit me 0.5% përqindje ditën e enjte, si shenjë shqetësimi kundrejt normave të larta të inflacionit, të cilat do të mbeten të tilla pavarësisht rënies së çmimeve të energjisë së fundmi.

Rritja e shumëpritur e çoi normën bazë të depozitave të BQE-së në 2.5 për qind, niveli i saj më i lartë që nga kriza financiare globale. Banka qendrore ka rritur tani kostot e huamarrjes me plot tre pikë përqindje, që kur filloi rritja e normave në korrik.

Lëvizja e BQE-së pasoi një rritje gjysmë pikë nga Banka e Anglisë dhe një rritje me 0.25% të mërkurën nga Rezerva Federale e SHBA.

Rezerva Federale ka ngadalësuar ritmin e kufizimeve pas shenjave se tensionet për çmimet në SHBA po zhduken, ndërsa kryetari Jay Powell ka dhënë shpresë këtë javë se inflacioni mund të kthehet në objektivin prej 2 për qind të bankës qendrore pa “një rënie vërtet të madhe ekonomike”.

Por Banka Qendrore Europiane sinjalizoi vendosmërinë e saj për të vazhduar me shtrëngime agresive, duke thënë në deklaratën e saj se do të “ruajë drejtimin e marrë” dhe synon të rrisë normat e interesit me 0.5% në takimin e saj të ardhshëm të politikës monetare në mars, pas së cilës do të “analizojë drejtimin e mëtejshëm të politikës së saj monetare”.

Mund të jetë e tepërt të priten indikacione sesi Këshilli Drejtues do t’i qaset mbledhjes së ardhshme, në maj, pasi ndërkohë priten edhe tre lexime të tjera mujore të inflacionit, si dhe parashikimet ekonomike tremujore të marsit.

Normat e interesit

Kur ngriti normat e interesit me 0.5% në 2% në dhjetor, BQE tha se kostot e huamarrjes “do të duhet të rriten ndjeshëm me një ritëm të qëndrueshëm”.

Kjo gjuhë, pjesë e “një pazari” me zyrtarët që fillimisht kërkuan një rritje me 0.25%, i shtyu bastet për kulmin e ciklit të shtrëngimit monetar më të lartë.

Anëtarët e Këshillit Drejtues duke përfshirë presidentin e Bundesbank Joachim Nagel dhe Francois Villeroy de Galhau i Francës sinjalizuan më vonë mbështetje për dy lëvizje të tjera me 0.5% duke filluar nga kjo javë.

Por me të tjerët që kërkojnë një qasje më graduale, në qendër të vëmendjes tani është formulimi i deklaratës së BQE-së dhe vërejtjet e Lagarde, të cilat do të shqyrtohen me kujdes për të dhëna se çfarë ka të ngjarë të ndodhë muajin e ardhshëm.

Mund të jetë e tepërt të priten indikacione sesi Këshilli Drejtues do t’i qaset mbledhjes së ardhshme, në maj, pasi ndërkohë priten edhe tre lexime të tjera mujore të inflacionit, si dhe parashikimet ekonomike tremujore të marsit.

Çfarë thotë Bloomberg:

“Inflacioni do të jetë më i ulët këtë vit dhe një rënie e ndjeshme e dimrit tani ka gjasa të shmanget. Ajo që do të mësojmë nga takimi i politikave të shkurtit është se si Këshilli Drejtues synon t’i përgjigjet kësaj përzierje lajmesh.”

Ekonomistët e anketuar nga Bloomberg parashikojnë muajin e ardhshëm një rritje tjetër prej 0.5%.

Perspektiva Ekonomike

Eurozona, e cila u rrit në 20 anëtarë muajin e kaluar kur Kroacia u bashkua, ia ka dalë më mirë se sa pritej në mes të krizës energjetike të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Ndoshta shmangia e një recesioni të cekët dhe besimi për muajt në vazhdim që po rritet, mund të nxisë thirrjet për të zgjatur sulmin e BQE-së ndaj inflacionit. 

Perspektiva, ndonëse më e mirë, mbetet e turbullt, me kërkesën ende të rënduar nga kostoja më e lartë e jetesës. 

Mund të shfaqet më shpejt në inflacionin total, megjithëse Lagarde ka të ngjarë të përsërisë fokusin e BQE-së në masën bazë të presioneve të çmimeve, e cila u mbajt në nivelin më të lartë historik prej 5.2% në janar.

Zyrtarët kanë sinjalizuar gjithashtu shqetësim për rritjen e pagave – diçka që mund ta mbajë inflacionin të lartë për më gjatë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë