Drejtësia

Prona, toka dhe biznese, SPAK bllokon pasuritë e Florenc Çapjes dhe Bledar Muçës

Gazeta Si - Prokuroria ka vendosur me urdhër të SPAK sekuestrimin e disa aseteve, të cilat janë në pronësi të të shumëkërkuarit Florenc Çapja dhe bashkëpunëtorit të tij, Bledar Muça.

I pari është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012 në Elbasan.

Ndërsa Muça, u ekzekutua në Anversë të Belgjikës në janar 2022 në dyshimin e larjes së hesapeve mes bandave kriminale për trafikun e drogës.

Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar lidhur, sipas burimeve paraprake, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e 10 pasurive të 41-vjeçarit  dhe familjarëve të tij.

Në kërkesën e tij, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një are 500 m2 në Pogradec në emër të shtetasit Ferit Muç.

Një ndërtesë sociale një katëshe me sipërfaqe trualli 36.2 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 25.72 m2 në emër të Fejzulla Çapjes.

Arë truall ndërtesë me sipërfaqe totale 1756 m2 edhe kjo në emër të prindërve të Florenc Çapjes. Një godinë banimi me sipërfaqe 498 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293 m2.

Gjithashtu SPAK ka sekuestruar edhe një truall+ndërtesë, me sipërfaqe 360 m2 në emër të Bledar Muçës.

Tre pasuri arë, përkatësisht me sipërfaqe 1380, 764 dhe 720 m2 në emër të prindërve të Florenc Çapjas, janë sekuestruar nga ana e SPAK.

Nën sekuestro janë vënë dhe një autoveturë tip “Audi” si dhe një subjekt Lavazh+Bar Kafe, në emër të Fejzulla Çapjass. Kërkesa mban firmën e prokurorëve Behar Dibra, Doloreza Musabelliu dhe Altin Dumanit, ku sipas tyre këto pasuri dyshohet se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.

Njëherësh nga Florenc Çapjas SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga “Grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Florenc Çapja është në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe dyshohet se  është i fshehur në Dubai.

Pak muaj më parë, autoritetet vendase kishin informacione se Çapja ishte rikthyer në Shqipëri dhe ushtruan kontrolle në një servis në pronësi të babait të të shumëkërkuarit.

Pas operacionit të ‘dështuar’, u shpall në kërkim i ati i Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet si porositës për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në qytetin e Elbasanit.

Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja, provesi gjyqëor ndaj të cilit ende vazhdon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë