Treg

Një tjetër kompani kriptomonedhash pranon falimentimin

Kompania e brokerimit të kriptove Genesis po përgatitet të nënshkruajë për falimentim gjatë kësaj jave, sipas burimeve brenda kompanisë.

Kjo do ta bënte Genesis, shembjen e radhës në industri që do të ndiqte rënien e FTX të Sam Bankman-Fried, që nisi dukurinë.

Genesis dhe pronari i saj, SoftBank, mbështetur nga konglomerati i kriptove Digital Currency Group DCG, ka qenë në negociata me kreditorë që në nëntor. Genesis i ka borxh atyre më shumë se 3 mld dollarë.

Një pako para-falimentimi po negociohet dhe do të përfshijë para të thata dhe asete në DCG, brenda javës.

Telashet e Genesis nisën direkt pas kolapsit të FTX. Kompania, ndër më të mëdhatë në sektor, ndaloi tërheqjet e klientëve duke përmendur “trazira të paprecedentë të tregut” dhe çështje të likuiditetit. Që atëherë ajo ka qenë duke u përpjekur pa sukses për të gjetur fonde të reja.

Drejtuesi i DCG e akuzon Genesis se ka marrë depozita në kripto me norma interesi shumë të larta për klientët.

Falimentimi i Genesis do të ishte goditje domethënë se për grupin e kriptove të Silbert, që përfshin platformën gjigande Coindesk dhe menaxhuesin e aseteve, Grayscale.

CoinDesk, e cila drejton gjithashtu një nga konferencat më të mëdha vjetore të kriptove, Consensus, të mërkurën punësoi Lazard si bankierë investimesh për të eksploruar një shitje të të gjithë ose një pjese të kompanisë, sipas njerëzve të informuar për këtë çështje. CoinDesk ka kërkuar privatisht një marrëveshje për muaj të tërë.

DCG u themelua në 2015-n dhe mbështetej nga SoftBank dhe kishte si këshilltar ish-sekretarin e thesarit amerikan, Larry Summers. Burimi: /FinancialTimes. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë