Rritja globale e punësimit do të ngadalësohet këtë vit.
Papunësia globale ra ndjeshëm në 2022 në 205 milionë, nga 235 milionë që ishte në vitin 2020.
Vendet me të ardhura të larta kanë përjetuar përparim të konsiderueshëm në uljen e papunësisë, norma ka rënë në 4.5 për qind në 2022, edhe më e ulët se 4.8 për qind e vitit 2019.
Ndërsa vendet me të ardhura të mesme dhe të larta kanë arritur të rikuperohen në shkallën e papunësisë së 2019. Këto vende ende përballen me norma që tejkalojnë nivelet e para krizës me më shumë se gjysmë pikë përqindjeje.

Numri i të papunëve parashikohet të rritet në rreth 3 milionë në vitin 2023, sipas raportit më të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës(ILO) për trendet e punësimit këtë vit.
Lufta në Ukrainë, niveli i lartë i inflacionit por edhe politika monetare më e shtrënguar janë faktorët kryesorë që do të vijojnë të ndikojnë tregun e punës.
Mungesa e vendeve të reja të punës do të godasë vendet në një kohë kur shumë po rikuperohen nga tronditja ekonomike e pandemisë dhe Covid-19 po përfshin Kinën pasi Pekini hoqi kufizimet e rrepta të bllokimit.
“Ngadalësimi i rritjes globale të punësimit do të thotë që ne nuk presim që humbjet e shkaktuara gjatë krizës COVID-19 të rikuperohen përpara vitit 2025,” tha Richard Summans, drejtor i kërkimit të Organizatës dhe koordinator i këtij raporti të fundit.
Raporti thekson se ngadalësimi i sotëm do të thotë që shumë punëtorë do të duhet të pranojnë punë me cilësi më të ulët, shpesh me paga shumë të ulëta, ndonjëherë me orë të pamjaftueshme. Për më tepër, referuar tij, ndërsa çmimet rriten më shpejt se të ardhurat e punës, kriza e kostos së jetesës shtyn më shumë njerëz në varfëri.
Ndërmarrjet në vendet me të ardhura të larta do përballen me mungesën e fuqisë punëtore dhe një popullsi në plakje.
Perspektiva ekonomike në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme nuk është shumë negative krahasuar me tendencat e para krizës. Për më tepër, këto vendet kanë pasur historikisht më pak elasticitet të papunësisë e cila ka ardhur në përgjigje të rritjes ekonomike.
Gratë në tregun e punës kanë paksa më shumë gjasa se burrat për të qenë të papuna. Shkalla e tyre e papunësisë ishte 5.8 për qind në 2022, 0.1 pikë përqindje mbi atë të meshkujve.
Të rinjtë në fuqinë punëtore do të kenë gjasa të jenë pa punë tre herë më shumë se të rriturit. Shkalla globale e papunësisë së të rinjve është rreth 14 për qind në vitin 2022. Kjo përkthehet në 69 milionë të rinj që kërkonin një punë por përfunduan në pamundësi për të gjetur një të tillë.
Normat më të larta të papunësisë së të rinjve do të jenë në vendet me të ardhura të ulëta dhe në vendet me të ardhura të mesme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




