Nga Gazeta ‘SI’ – Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur 7.6 mln euro energji elektrike në ankandin e 16 janarit, (rreth 67.200 megavatorë).
42 mijë MWh janë shitur me çmimin mesatar ditor të bursës hungareze, 139.70 euro/megavatorë dhe pjesa tjetër me çmimin minimal ditor, 69.16 euro/megavatorë. Kjo është shitja e parë e KESH për këtë vit.
Sipas deklaratës së mëhershme të ministres së Energjisë, Belinda Balluku, viti energjetik ka nisur mirë me një rezervë prej 1.200 gigavatorë. Ajo shtoi se viti 2023 pritet i lagësht dhe rrjedhimisht pozitiv për sektorin.
Në një intervistë, kreu i KESH, Ergys Verdho njoftoi se është në bisedime me furnizuesit e huaj për nënshkrimin e kontratave një deri në tre apo edhe pesë vjet për blerjen e energjisë elektrike, për shkak të luhatshmërisë së fortë të çmimeve dhe mungesës së energjisë në tregje.
Plani është menduar të implementohet gjatë 2022-shit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




