Bitcoin u ka dhënë entuziastëve të kriptos dicka për të qenë të lumtur pas një periudhe të errët.
Kriptomonedha më e madhe në botë përparoi për nëntë ditë rresht dhe u rrit me më shumë se 10% këtë muaj, duke u tregtuar sot(12 dhjetor) në nivelin e mbi 18 mijë dollarëve.
Kriptomonedha e dytë më e madhe, Ether, sot u rrit me 5%.
Bastet se inflacioni po ftohet dhe se Rezerva Federale e SHBA-së do të ngadalësojë ritmin e rritjes së normave të interesit kanë ndihmuar të gjitha llojet e aktiveve në fillim të vitit 2023.
Për Bitcoin, fitimet e fundit janë një kontrast i fortë me rënien e vitit të kaluar prej më shumë se 60 për qind në mes të një sërë shpërthimesh të kriptove, duke përfshirë rënien e shkëmbimit FTX.
“Kemi pasur shumë ngjarje negative që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar, dhe nëse shikohet reagimi i çmimeve ndaj atyre ngjarjeve, në përgjithësi ai ka rënë gjithnjë e më pak – një tregues që tregu po i pranon mjaft mirë lajmet, presioni i shitjes është duke u zhytur, dhe kështu ne po kalojmë në një fazë akumulimi,” tha Vijay Ayyar, nënkryetar i zhvillimit të korporatave në shkëmbimin e kriptove Luno.
Kjo mund të nënkuptojë gjithashtu se tregu mendon se më e keqja ka mbaruar për kripto-n, shtoi gjithashtu ai.
Burimi: CNBC/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.