Avancimi në tregtim për çiftin e monedhave EURUSD deri në vlerën 1.0713 javën e kaluar ishte konfirmim i fuqisë në rënie të trendës bullish.
Për këtë javë, 2-8 janar, për sa kohë tregtimi kryhet nën vlerën 1.0709, trenda pritet të jetë bearish me target të parë 1.053 e më pas 1.044.
Tregtimi mbi vlerën 1.0709, shumë pak i mundshëm do ta avanconte lëvizjen bullish drejt rezistencës 1.0785.
Për sa kohë GBPUSD tregtohet nën vlerën 1.2087 trenda do të jetë rënëse drejt suportit 1.192, reagimi negativ ndaj të cilit e thellon tendencën negative drejt suportit të radhës 1.176. Tregtimi mbi rezistencën 1.192 mund ta avancoje lëvizjen për sipër deri në vlerën 1.216.
Për sa kohë DOW JONES tregtohet nën vlerën 33330 trenda do të jetë bearish me target të parë 32570 e më pas 31720. Tregtimi mbi vlerën 33330 mund ta avancoje lëvizjen për sipër deri në vlerën 33700.
Për sa kohë CRUDE OIL tregtohet mbi vlerën 78.84 tendenca do të jetë rritëse me target 84.18. Tregtimi nën vlerën 78.84 mund ta riktheje drejt suportit 76.35
Për sa kohë BTCUSD tregtohet mbi suportin 16670 trenda do të jetë bullish me target 17264 e më pas 17400. Tregtimi nën vlerën 16670 hap rrugën për testim të suportit 15000
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



