Nga Gazeta ‘SI’ – Kursimet e shqiptarëve në banka janë zvogëluar me 1% në muajin nëntor, ku nga 1.28 trilion lekë, stoku ka rënë në 1.26 trilion lekë, rreth 120 mld lekë.
Kjo është rënia e parë e stokut që nga muaji korrik 2022, ndonëse më herët ecuria nuk ka qenë e qëndrueshme.
Nga ndryshimet mujore, rënie më të madhe kanë pasur kursimet në valutë, 1.3%, që mund të lidhet dhe me zhvlerësimin e euros kundrejt lekut gjatë të njëjtës kohë, si për individët ashtu dhe për korporatat jo financiare. Depozitat në lekë kanë rënë me 0.5%.
Depozitat në euro po fitonin terren mbi ato në lekë, 60% e stokut ishte e tillë, por qartazi situata ndryshoi.
Reduktimin më të madh e shënuan depozitat pa afat të bizneseve, me 5.2% ulje.
Tetori 2022 mban rekordin për stokun më të lartë të depozitave që kur BSh ka nisur raportimet, 1.28 trilion lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



