A mund të ekzistojë hoteli më i mirë i skive në botë? Kështu mendon një rezort në zemër të Verbier, Zvicër, dhe sipas llogaritjes së tij, hoteli më i mirë i skive në botë është ai vetë.
Për të qenë të drejtë, “W Verbier” ka fituar në fakt titullin prestigjioz të hotelit më të mirë të skive në botë nga “World Ski Awards” për shtatë vjet me radhë, duke përfshirë çmimet e këtij viti. Por mjafton të qëndroni atje për dy net dhe është e qartë se hoteli e meriton me gjithë zemër gjykimin.




Çmimet “mbresëlënëse”, për një gjë, janë lloji i tarifave të vendosura vetëm nga një hotel i bindur për epërsinë e tij. Hapësira e bollshme – dritaret e mëdha me pamje nga malet e bukura, sallat e mëdha të mbushura me art modern dhe kabinat e çuditshme fotografike, një oborr i gjerë i renditur me supermakina – demonstron lavdinë e më të mirëve në botë. Dhe i gjithë stafi është tmerrësisht i përzemërt dhe i buzëqeshur.






Dhomat janë në stilin evropian të nivelit të lartë që ka të gjitha ngjyrat e ndezura, dritaret befasuese midis banjës dhe shtratit, ekranet rrëshqitëse, tavolinat minimaliste dhe pjatat me luleshtrydhe dhe çokollatë të vendosura me kujdes pas mbërritjessë mysafirëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




