Ferrari ka prezantuar një supermakinë me një motor prej 1000 kuajsh fuqi, por që nuk mund të blihet nga askush. Arsyeja është se marka e famshme italiane e ka “prodhuar” këtë mjet vetëm për 25-vjetorin e video-lojës Gran Turismo.
Ferrari Vision Gran Turismo ka një pamje të jashtme shumë të “egër”, kjo edhe për faktin se krijuesit e saj nuk kanë pasur kufizimet që kanë kur prodhojnë një Ferrari të vërtetë.







Shpejtësia maksimale e kësaj makine do të jetë 350 km/h.
Prototipi në përmasa reale do të jetë i ekspozuar në Muzeun Ferrari, në Maranello, deri në mars të vitit të ardhshëm. Ndërsa ata që kanë një PlayStation, mund ta ngasin këtë makinë duke nisur nga 23 dhjetori i këtij viti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




