Media Galeri

‘Dora’ shfaqet nëpër rrugë për të promovuar serialin “Wednesday”

Seriali “Wednesday” është më i ndjekuri i momentit në Netflix, por kjo nuk do të thotë se nuk ka nevojë më për marketing. Ekipi i marketingut ka vendosur të promovojë serialin në një mënyrë krejt të re.

Dora që “luan” në serial, e qajtur “Thing”, u shfaq në rrugët e New York-ut për të mahnitur qytetarët që mendonin se thjesht do kalonin një ditë normale.

“Thing” luajti shah, hipi në një skateboard, vizitoi një shatërvan, përshëndeti njerëzit dhe i dha një tjetër famë serialit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë