Mendim

Netanjahu anuloi vizitën se liderët e Ballkanit s’pranuan të vinin në Shqipëri?

Me anulimin e vizitës së Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, Shqipëria duket se ka dështuar edhe njëherë për t’u paraqitur në skenën ballkanike si faktor rajonal. E konsideruar nga mediat në Tel Aviv si një vizitë historike, Netanjahu pritej të merrte pjesë në një samit rajonal që do të zhvillohej në Shqipëri më 1 nëntor.

Edhe pse takimi i nivelit të lartë zyrtarisht u shty për shkak të vdekjes së një prej ministrave të qeverisë izraelite, Netanjahu ka vazhduar ditën e sotme agjendën e planifikuar në Bullgari, për t’u takuar me krerët e katër vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri izraelit fluturoi të enjten drejt Varnës, ku u takua me kryeministrin e Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe presidentit të Serbisë. Mes këtyre zhvillimeve, planet e qeverisë izraelitet për vizitën dhe takimet e nivelit te lartë në Shqipëri, duket se u lanë në harresë.

Në mediat shqiptare u përfol fillimisht se Netanjahu ka anuluar vizitën për shkak të vdekjes së Ministrit të Shërbimeve Fetare David Azoul, gazeta e njohur izraelite, “Jeruzalem Post” zbardh te tjera detaje, duke thenë se liderët e Ballkanit Perëndimor nuk pranuan të mblidheshin në Shqipëri.

 Boyko Borissov dhe Benjamin Netanjahu 

“Netanjahu kishte planifikuar fillimisht të fluturonte të enjten për në Shqipëri dhe për të marrë pjesë në një takim të lartë mes lidrvë të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, por e shtyu këtë udhëtim sepse një sërë udhëheqësish që kishin planifikuar të merrnin pjesë nuk ishin në gjendje ta bënin”, shkruan “Jeruzalem Post” . Gazeta nuk përcakton se cilët ishin liderët që nuk “patën mundësi”  të mbledhin në Shqipëri, por thekson se ky samit me liderët e Ballkanit u “zhvendos” për në Bullgari.  

Kjo nuk do të ishte hera e parë që qeveria shqiptare dështon të mbajë një takim të nivelit të lartë mes liderëve të rajonit,  pasi edhe dy muaj më parë shumë nga liderët e Ballkanit Perëndimor refuzuan të mblidheshin në Durrës për një samit rajonal. Tre vende i ‘bojkotuan’ takimin samitin informal në qytetin bregdetar shqiptar: Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia. Të vetmit që erdhën në takim ishin kryeministri i Kosovës dhe i Malit të Zi, dhe sigurisht eurokomisoneri Johannes Hahn, i cili tha se rajoni ka bërë progres sa i përket aspiratave të integrimit. Sigurisht, duke kthyer kokën dy muaj pas, mund të themi se nuk do të ishte çudi që te jenë pikërisht këta liderëve që kanë refuzuar sërish të mblidhen në Shqipëri, duke bërë që qeveria izraelitet ta zhvendosë samitin  planifikuar në Tiranë në Bullgari.

Edi Rama dhe Benjamin Netanjahu 

Netanjahu deklaroi paraprakisht se dëshiron të punojë me këto vendet e Ballkant për të ndryshuar “qasjen hipokrite dhe armiqësore nga BE” ndaj Izraelit. Një sërë analistësh politikë shprehen se ai po bën të pamundurën për të krijuar aleanca të reja brenda kontinentit europian, për të bërë ballë asaj  që ai e konsideron si trajtim armiqësor ndaj Izraelit nga Brukseli. Vizita e kreut izraelit në vendin tonë vjen pasi Shqipëria votoi pro një rezolute të iniciuar nga Egjipti për të dënuar vendimin e qeverisë amerikanë për zhvendosjen e ambasadës së saj në Izrael. Tirana zyrtare u rreshtua po ashtu krah Bashkimit Europian dhe kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvendosjen e ambasadës në qytetin e shenjtë.

Takimi i fundit mes përfaqësuesve shqiptarë dhe atyre izraelite erdhi në fillim të shtatorit, kur Ministri shqiptar për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një takim me Netanyahu, dhe Ministrin e Jashtëm të Izraelit në Tel Aviv.

Takimi u përqendrua në bashkëpunimin dypalësh për çështjet e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, për luftën kundër terrorit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen kibernetike. Ministri Bushati mësohet se e informoi Netanyahun me zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti. Sipas mediave izraelite., Kryeministri Netanyahu vlerësoi qasjen e Shqipërisë ndaj sfidave të sigurisë në rajon dhe shprehu interesin e Izraelit për të forcuar bashkëpunimin në këtë zonë. Bushati dhe Kryeministri izraelit diskutuan mundësinë më 3 shtator edhe për bashkëpunim në fushën e inovacionit, ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

Netanyahu dhe Ditmir Bushati

Po ashtu,  në qershor të këtij viti, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtare në Tel Aviv. Edhe pse u bënë publike shumë detaje nga ky takim, mësohet se zoti Peleshi është takuar me ministrin izraelit të Bujqësisë dhe zyrtare të tjerë të qeverisë.

Forcimi i lidhjeve me vendet e Ballkanit duket se është kthyer në një nga qëllimet kycce të qeverisë izraelitet përgjatë kohëve të fundit. Kjo politikë e kërkimit të aleancave brenda kontinentit europian e çoi Netanjahun anë Vilnius në gusht të këtij viti, ku mori pjesë në një takim të udhëheqësve të tre shteteve baltike dhe në Hungari në vitin 2017 ku mori pjesë në një takim të vendeve të Vishegradit e përbërë nga Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia.

Menjëherë pas mbërritjes në Bullgari, Netanjahu u takua me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov, të cilin ai e kishte takuar tashmë dy herë më parë këtë vit, herën e fundit në shtator në Jeruzalem.

Gjatë deklaratave të shkurtra përpara takimit, Netanyahu tha se ekstremizmi islamik është një kërcënim në të gjithë botën. Ai theksoi po ashtu se Izraeli ka zbuluar së fundmi një sërë agjentësh irania që planifikojnë të kryejnë sulme në tokën evropiane. Të mërkurën, një zyrtar izraelit deklaroi se Mossadi siguroi informatat e inteligjencës që pengoi një komplot për të vrarë një zyrtar iranian në Danimarkë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë