Media Galeri

Moda në Doha, punëtorët emigrantë tregojnë stilin e tyre

Çdo ditë Bisho Sahani fillonte turnin e tij të punës në orën 5 të mëngjesit, duke ndërtuar rrugë për orë të tëra në vapën e madhe të verës së Katarit. Dhe çdo natë kur kthehej në kampin e tij të punës, nxirrte telefonin dhe bënte video TikTok për 60,000 ndjekësit e tij.

Shumica e videove të tij janë këngë dhe poezi për dashurinë, romancën dhe sprovat e jetës, por mes tyre ka edhe histori të vështirësive me të cilat u përball në Katar.

“Doja të tregoja se toka e huaj është vendi i telasheve. Nepali është gjithmonë më i mirë për ne”, thotë Sahani, i cili tani është kthyer në vendin e tij.

Punëtorët që kanë ndërtuar gjithë vendin që pret Kupën e Botës janë edhe yje të rrjeteve sociale, aktivistë dhe fashionista.

Rreth 95% e popullsisë që punon në Katar vijnë nga jashtë. Disa janë me të ardhura të mesme dhe të larta, por shumica dërrmuese janë punëtorë me paga të ulëta. Me një popullsi në Katar prej rreth 400,000 banorësh, nepalezët përbëjnë kombësinë e dytë më të madhe në vend.

Ato shfaqen në rrjetet sociale ndryshe nga çfarë mund të përfytyrohen kur përmendet fjala “punëtor” në Katar.

DohaFashionFridays dokumenton stilet e ndryshme të punëtorëve emigrantë teksa shëtisin përgjatë Corniche, shëtitores në zemër të Dohas, në ditën e tyre të pushimit javor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë