Një vrimë e madhe sa një kanion gjigand në atmosferën e Diellit e njohur si ‘vrima koronale’ do të drejtojë një stuhi diellore drejt planetit tonë këtë 1 dhjetor. Sipas ekspertëve, stuhia diellore (një rrjedhë e vazhdueshme grimcash të ngarkuara) mund të emetohet nga vrima dhe të drejtohet drejt Tokës me shpejtësi 1.8 milion milje në orë. Efektet e mundshme të kësaj stuhie diellore janë luhatjet e rrjetit të energjisë dhe parregullsitë e orientimit për avionët apo mjetet fluturuese në orbitat e ulëta të Tokës, të tilla si satelitët. Aurorat boreale – një shfaqje e dritës natyrore në qiellin e Tokës – mund të jetë gjithashtu e dukshme deri në Veri të Britanisë së Madhe.



Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




