Media Galeri

Alpinistët nga Kosova ngrenë flamurin në Majën e Bistres

Alpinistët kosovarë, Astrit Krasniqi, Fadil Sahiti dhe Nexhat Palushi në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë janë ngjitur në Majën e Bistres e cila është mbi 2 mijë metra lartësi dhe kanë valëvitur flamurin shqiptar.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka shkruar se “për nder të festës kombëtare 28 nëntori, kemi organizuar aktivitetin e ngjitjes në majën e Bistres që është 2651 metra lartësi” duke valëvitur dhe flamurin shqiptar pasi kanë arritur në majë.

“Faleminderit për shokët: profesor Fadil Sahiti dhe Nexhat Palushi që organizuan dhe e bënë madhështor dhe shumë mbresëlënës ketë aktivitet”, shkroi Krasniqi në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë