Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, pavarësisht ndalimit me ligj nga shteti serb, e ka vendosur flamurin kombëtar në Preshevë.
Ai ka thënë se nuk është detyrë e një shteti të marrë vendime për veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike.
Një veprim të tillë thotë se e bëri në nderim të sakrificës që shqiptarët e Luginës kanë bërë për këtë flamur.

“Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare.
Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptare. Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime.
Simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar!
Janë ligjet diskriminuese ato që duhen ndryshuar!
Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës!
Gjithnjë, gjithmonë, përgjithmonë! Urime 28 nëntori – Dita e Flamurit!”, shkroi ai në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




