Në një ceremoni madhështore e cila organizohet prej dekadash, shqiptarë nga shtete të ndryshme u mblodhën në Waterbury, Connecticut për të festuar ditën e Pavarësise ku pas himneve të Amerikës dhe Shqipërisë, u ngrit flamuri shqiptar.



Kryetar nderi i bashkisë së Waterbury u zgjodh Sali Barolli, një nga figurat më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Connecticut, SHBA.

Ceremonia u moderua nga Lauresha Xhihani.
Imam Gazmend Aga bëri lutjen e hapjes duke përmendur vlerat e kombit tonë. Ai u lut për komunitetin shqiptar, Shqipërinë dhe Amerikën.
Albana Lame, presidente e AAMC, përshendeti të pranishmit duke vlerësuar kryetarin e nderit Sali Barolli dhe falenderuar të gjithë anëtarët për kontributin e tyre.






Me pas, në emër të bashkisë se Waterbury, Paul Pernerewski, President Board of Alderman vlerësoi komunitetin shqiptar për shembullin e shkëlqyer në arsim, biznes, kulturë dhe vlera. Ai i dorëzoi Z. Sali Barollit citimin special për të në emër të kryetarit të bashkisë së Waterbury.

Perfaqesues të shtetit të Connecticut, Joan Heartley, Ron Napoli përshendetën të pranishmit duke vlerësuar maksimalisht komunitetin e shkëlqyer shqiptar.







Z. Sali Barolli, kryetari i nderit i Bashkise së Waterbury, njëkohësisht anëtar bordi i AAMC pasi dha një retrospektive të historisë së Shqipërisë dhe ditës se Pavaresise, falendëroi komunitetin dhe anëtarët e saj, themeluesit e AAMC, familjen, miqtë dhe të pranishmit. (Albanian American Muslim Community)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




