Një tren ku mund të ulen deri në 22 persona, “Elephant Express”, ofron një përvojë krejtësisht unike safari. Në vend që të kërkojnë për kafshët e egra me një 4×4 ose në këmbë, pasagjerët e këtij treni mund të shijojnë në qetësi të gjitha bukuritë e natyrës.
Gjatë udhëtimit afërsisht 80 km, treni ndalon disa herë, në mënyrë që vizitorët të shikojnë elefantët, tufat e antilopave, gjirafat që kullosin, zebrat dhe gazelat. Veç tyre, gjatë gjithë kohës, turistët admirojnë fluturimin e mijëra specieve të rralla shpendësh.




Kur Mark Butcher, menaxheri i “Imvelo Safari Lodges”, mendoi për herë të parë në vitet 1980 idenë e një treni turistik, u angazhua për vite të tëra për ta realizuar atë. Vizioni i tij nuk ishte vetëm t’u ofronte njerëzve eksperiencën e madhështisë së jetës së egër, por synonte të nxirrte në pah rëndësinë e turizmit në Afrikë.
Hekurudhat kanë qenë pjesë e historisë së parkut në Zimbabve që nga themelimi i tij. U ndërtuan fillimisht për të lidhur zonat e minierave dhe ato bujqësore me portet bregdetare në Mozambikun fqinj dhe Afrikën e Jugut.

Kur “Elephant Express” filloi në 2015 duke transportuar njerëz nga shtëpizat drejt parkut, Butcher e dinte se kjo do t’u ofronte vizitorëve një përvojë unike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





