Gazeta Si – Në Katar po luhet Botërori i parë pa Diego Armando Maradonën dhe mendja e shumë tifozëve në botë shkon te ‘Pibe de Oro’. Argjentinasi, i cilësuar si një nga dy futbollistët më të mëdhenj të historisë, bashkë me Pele, u nda nga jeta 2 vjet më parë, më 25 nëntor 2020.
Tifozët, por jo vetëm ata, i kanë bërë homazh Maradonës. “Diego i përjetshëm”, – shkruan në rrjetet sociale Napoli, klubi ku luajti argjentinasi.







Presidenti i FIFA-s, Infantino, ka shprehur gjithë vlerësimin e tij për Maradonën: “Ajo që Diego ka bërë për futbollin, i ka bërë të gjithë të dashurohen me këtë lojë të bukur. Është unike. Diego meriton vlerësimin dhe mirënjohjen tonë gjithmonë, na ka mahnitur me talentin e ti. Një legjendë, një hero, një burrë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




