Media Galeri

Si e festuan fëmijët meksikanë pritjen e penalltisë nga Oçoa, video bëhet virale

Oçoa, portieri i Meksikës ishte padyshim lojtari i ditës së martë në ndeshjen Meksikë- Poloni, e cila u mbyll pa gola falë pritjes së penalltisë së Levandovskit nga Oçoa.

Disa fëmijë meksikanë teksa kanë qenë duke ndjekur ndeshjen debutuese në Botëror, kanë përjetuar emocione të forta.

Në momentin që po prisnin penalltinë, të gjithë fëmijët kanë qëndruar pa zë dhe në ankth por në momentin që portieri priti topin, ato kanë shpërthyer me të bërtitura dhe janë përqafuar me njëri-tjetrin.

Ky moment është filmuar dhe publikuar në Twitter me mbishkrimin: “Me këtë video, shpjegojuni fëmijëve se çfarë është besimi. Gjëja më e bukur që do të shihni sot”.

Videoja tashmë po bën xhiron në rrjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë