Media Galeri

Mes rreziqeve të shumta, notari i parë që përshkon Detin e Kuq

Më parë kishte notuar në ujërat më të ftohta të botës, por për sfidën e tij të fundit, Lewis Pugh kaloi në ekstremin e kundërt.

Ai u bë personi i parë që përshkoi me not Detin e Kuq, një aventurë që zgjati 16 ditë dhe e përballi atë me rreziqe të shumta. Dallgë të mëdha, diell i fortë dhe temperatura të larta të ujit, po pavarësisht këtyre, Pugh luftoi me rraskapitjen dhe dehidratimin.

Pugh, notar nga Mbretëria e Bashkuar, është mësuar të përballet me kushte ekstreme në oqeane dhe dete të ndryshme. Mirëpo noti maratonë nga ishulli Tiran në Arabinë Saudite drejt Hurghada-s në Egjipt paraqiste një mori vështirësish, edhe për shkak të trafikut të anijeve që kalojnë në Gjirin e Suezit. Në total, ai përshkoi një distancë prej rreth 123 kilometrash.

Aventura mbartte gjithashtu edhe rrezikun e peshkaqenëve, pasi Deti i Kuq është shtëpia e më shumë se 40 lloje peshkaqenësh. Si mbrojtje, pjesa e poshtme e varkës mbështetëse të Pugh ishte e pajisur me një aparaturë elektronike e aftë për të zmbrapsur peshkaqenët brenda një rrezeje prej katër metrash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë