Britania po përballet me një dimër pakënaqësie pasi 100,000 nëpunës civilë votuan për grevë sot, ndërsa kolegët e tyre në rrjetin hekurudhor ranë dakord për të njëjtën gjë dhe infermierët vendosën të ndërmarrin aksione sindikale për herë të parë në më shumë se një shekull. Dhjetëra greva do të bëjnë kërdinë në të gjithë vendin përpara Krishtlindjeve, si pjesë e planeve të krerëve të sindikatave për të shkaktuar përçarje maksimale. Kryesindikalistët kanë kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do ta sjellin Britaninë në një ndalesë totale, në atë që kritikët e konsiderojnë si një përpjekje për ‘grevën e parë të përgjithshme’ në gati 100 vjet. Infermierët, nëpunësit civilë të të gjitha llojeve, shoferët e trenave dhe autobusëve, punonjësit e postës dhe madje edhe punonjësit e ASDA-s (rrjeti britanik i supermarketeve) ose kanë rënë dakord të bëjnë grevë ose po e konsiderojnë atë. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me pagat, pensionet dhe vendet e punës. Sindikatat paralajmëruan se nëse nuk marrin ‘propozime thelbësore’ nga Qeveria, do të shpallin një program të aksioneve të qëndrueshme sindikale’ më 18 nëntor.






Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




