Gazeta Si – Hetimi 1-vjeçar i SPAK-ut në Shqipëri dhe i autoriteteve të 8 shteteve të tjera, ka sjellë arrestimin e 6 personave të akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat.
Bëhet fjalë për një operacion të përbashkët në hetime për të cilën kanë qenë disa shtete: Shqipëri, Finlandë, Suedi, Letoni, Spanjë, Ukrainë, Gjeorgji Maqedoninë e Veriut. Deri tani, 6 janë personat e arrestuar, 4 nga SPAK në Shqipëri dhe 2 me urdhër-arresti të huaj.
LEXO EDHE:
– Mashtrimi me “call center”-at, nga Tirana u kontaktuan mbi 2 milionë të huaj. ‘Truri’ i skemës një izraelit
– Shqipëri-Itali operacion kundër mashtrimit me ‘Call Center’. U zhvatën 3 mln euro. Si u joshën dhe shantazhuan qytetarët gjatë pandemisë
Sipas prokurorit të SPAK, Eneid Nakuçi që ka ndjekur hetimin në Shqipëri, tha se dëmi nga mashtrimet është rreth 50 milionë euro në çdo tre muaj.
Të dyshuarit dyshohet se i përkasin një grupi të krimit të organizuar që besohet të jetë i përfshirë në një mashtrim investimi duke përdorur kriptovaluta.
Rrjeti kriminal përdori dhjetëra qendra telefonike në disa vende dhe qindra platforma online për të kryer mashtrimin.
Kreu i SPAK, Arben Kraja, përmes një konference për shtyp së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe përfaqësues të Policisë Spanjolle, bëri të ditur se hetimi është zhvilluar nën drejtimin e Eurojust.
“I bëj thirrje shtetasve shqiptarë qoftë në nivel biznesi apo punëtorë që të mos përfshihen në aktivitete të tilla kriminale që në fillim kanë fitim të shpejtë por kanë ndëshkueshmëri”, – tha Kraja gjatë konferencës për shtyp.
Ndërsa Ened Nakuçi, prokuror i SPAK-ut tha se hetimi nisi falë një informacioni nga Spanja për “Call Center” se në Shqipëri që mashtronin shtetas spanjollë.
Pas ekzekutimit të disa letërporosive, u krijua një skuadër e përbashkët hetimore e ngritur nga autoritetet suedeze.
Nakuçi zbuloi se personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi, paraqiteshin si ndërmjetës për të investuar para, fitonin besimin e klientëve dhe i inkurajonin ata që të investonin duke u shkaktuar humbje të mëdha parash.
“Janë me qindra e mijëra viktima. Të dyshuarit kanë bërë vjelje të ardhurash me kriptovaluta. Sipas hetimit, dëmi i shkaktuar është rreth 50 milionë euro çdo tre muaj”, – nënvizoi Nakuçi.
Sipas tij, mijëra investitorë kanë rënë pre e mashtrimit, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar portofol kriptovalutash prej 50 mijë eurosh dhe 90 mijë euro cash.
Në Shqipëri janë kontrolluar qendrat e thirrjeve telefonike në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan, janë kryer kontrolle në 11 banesa dhe janë sekuestruar si provë për hetime rreth 300 pajisje kompjuiterike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.